Shkolla e mesme e bashkuar
"10 Korriku" Dushk

shkolla_dushk

Subtitle


MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

ZYRA ARSIMORE LUSHNJE

Shkolla e mesme e bashkuar “10 Korriku” Dushk

 

                                                                                                Dushk,  më 14.09.2015

 

NJOFTIM  PËR VEND TË LIRË  PUNE

     

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  shpallim vend të lirë për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

  1. Mesues i lendes biokimi AML 

A.    NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE 

Kerkesat  per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates  dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar  “10 Korriku” Dushk  cdo ditë nga ora 11.00 -13.00 .

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e

lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,   pranë  Drejtorise se Institucionit Publik Arsimor “10 Korriku”.

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE 

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

 

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

     Dokumentacioni i plotësuar :

 

a. Kërkesë me shkrim .

b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d. Raport mjeko-ligjor.

e. Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).

ë. Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

f. Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

-                      Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

 

III. Dokumentacioni i aplikimit dorezohet ne Drejtorine e Institucionit Arsimor   “10 Korriku” me procesverbal dorezimi.

IV.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë 24.09.2015 ) .

U shpall më  14.9.2015.

 

DREJTORI I SHKOLLES

ALMA   BITI