Shkolla e mesme e bashkuar
"10 Korriku" Dushk

shkolla_dushk

Subtitle

TE DREJTAT DHE DETYRAT

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLES

Posted by bertmati on June 10, 2015 at 3:05 PM

Rregulla te pergjithshme

 

 

1. Shkolla eshte nje institucion laik ku ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar.

2. Shkolla ne gjithe procesin e saj mesimor – edukativ qendron jashte dhe larg politikes.

3. Ndalohet çdo lloj propaganda nga ana e mesuesit si ne oren e mesimit ashtu dhe brenda ne territorin e shkolles.

4. Shkolla duhet te mbeshtese nxenesit dhe familjet e tyre duke siguruar lidhje te ngushta e bashkepunim me to.

5. Puna mesimore – educative ne shkolle te zhvillohet pese dite ne jave.

6. Mesimi fillon ne oren tete.

7. Ora e mesimit zgjat 45 minuta dhe nuk cenohet, vetem ne raste teper te veçanta te gjykuara nga drejtoria e shkolles.

8. Gjate zhvillimit te mesimit dyert e shkolles qendrojne te mbyllura.

9. Sinjali I fillimit dhe mbarimit te mesimit eshte zilja e shkolles.

10. Pushimet midis oreve zgjatin vetem 5 minuta.

11. Pushimi i gjate zgjat 25 minuta, perveç rasteve qe kushtezohen nga moti apo veprimtarite qe mund te organizoje shkolla.

12. Te enjten e fundit te çdo muaji organizohet mbledhja me prinderit.

13. Mbi bazen e monitorimit ditor e javor, çdo jave para mesuesve dhe nxenesve jepen opinionet perkatese.

14. Te zgjidhen me pergjegjesi e brenda afatit organet perfaqesuese te komunitetit.

15. Drejtoria informon çdo muaj ZA per mbarevajtjen e punes ne shkolle.

16. Ndalohet perdorimi i celulareve nga mesuesit e nxenesit ne oren e mesimit.

17. Lejohet te hyjne ne shkolle vetem prinder apo qytetare te pajisur me leje nga rona apo punonjesi i sherbimit.

 


Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments