Shkolla e mesme e bashkuar
"10 Korriku" Dushk

shkolla_dushk

Subtitle

TE DREJTAT DHE DETYRAT

Të drejta dhe detyra të nxënësve

Posted by bertmati on

1. Nxënësi ka të drejtë: a) të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin; b) të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë; c) të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor; ç) t’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit; d) t’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje.

2. Nxënësi ka për detyrë: a) të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor; b) të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë; c) të mësojë e vijojë rregullisht;ç) tëjapë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;d) të respektojë rregulloren e institucionit.

 

 


Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments